Një sarandjot ka rënë në prangat e policisë greke pasi u kap me 96 kg drogë. Sasia e madhe e drogës u sekuestrua në Igumenicë e ndarë në 3 çanta me 47 pako.
Si posedues i lëndës narkotike u arrestua shtetasi Lisandër Osmani, 33-vjeç nga fshati Shalës i Sarandës.
Kufiri greko-shqiptar është një zonë që përdoren shpesh nga grupet kriminale për trafikimin e drogës.