Policia ka arrestuar në Rinas 31-vjeçarin me iniciale A.B. i cili në bashkëpunim me dy persona të tjerë kishin organizuar trafikimin e një 20-vjeçareje me qëllim shfrytëzimin për prostitucion në Gjermani.
Në kërkim u shpallën bashkëpunëtorët e tij E. K. dhe B. B., të cilët bashkë me një tjetër person i cili ende nuk është identifikuar kishin organizuar trafikimin e 20-vjeçares në Gjermani.
Policia njofton se po vijon puna për identifikimit e personit tjetër të përfshirë në këtë ngjarje ndërkohë që materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.