Policia njofton se ka vënë në pranga 18-vjeçarin A.L. i cili akuzohet se ka grabitur jo pak por 5 markete e supermarkete në zonën e plazhit në Golem të Kavajës duke u kthyer në tmerrin e pronarëve të këtyre biznesve.
Policia ka finalizuar me sukses operacionin “Shëtitësi”, duke bërë të mundur zbardhjen e 5 rasteve të vjedhjes së marketeve dhe supermarketeve në zonën e plazhit të Golemit në Kavajë.
Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. L, 18 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për vjedhje.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas gjatë muajve të fundit në plazhin e Golemit ka vjedhur në 4 markete dhe 1 minimarket, vlera monetare, mallra ushqimorë dhe pije alkoolike e freskuese. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.