Karmina e pakënaqur nga të brendëshmet e Fred Lelës

BAR WEST


Pas bujës që bëri gazetari Alfred Lela I cili hoqi pantallonat në mes të emisionit që Edi Rama ta shikonte ku e gjuajti policia, Karmina reagoi e shqetësuar për imazhin e opozitës.

Edhe pse dua të rri jashtë politikës, sërisht politika ndërhyn në profesionin tim. Jo vetëm si blogere, por dhe si një pronare e një dyqani mode për rroba të brendëshme

Të gjithë e dinë se dyqani im është dyqani më I shtrenjtë në ballkan për të brendëshme. Ne kemi markat e fundit, dhe dizajnin më të mirë evropian. Aty vishen gjithë VIP e Tiranës dhe të huaj që porosisin.

Duke qenë se kam shumë respekt si gazetar për Lelën, duke qenë dhe I opozitës, është e pafalshme që imazhi ynë si opozitë të deformohet për gjëra të vogla.

Pash Edi Ramën që i vlerësoi të brendëshmet e Lelës. Ishte një cinizëm I paparë. Ai e di që të brendëshmet e Lelës nuk ishin ato që duhet të përfaqësonin opozitën. Nuk kishin klas dhe nuk kishin markën e duhur.

Merlin Monro ka thënë, kur të shfaqesh në publik, mbaje kokën lart se nuk je milingonë, por femër. Dhe Lela duhet ta mbante kokën lart dhe të vishej me rrobat e duhur atë brendëshme. Ne kemi arritur të veshim Qim Pekën, jo Lelën.

Unë ato I ofroj falas për gjithë opozitarët. Por dhe për njerëz të pushtetit. Mua nuk më interesojnë paratë, por emri I mirë.

Edi Rama u gëzua që ia nuk I kishte blerë tek dyqani im dhe bëri sikur I vlerësoi. Kjo është një hile tipike e tij.

Ai kërkon që opozitarët të shfaqen me të brendëshme demode, dhe njerëzit të thonë ata skanë brek në bythë.

Më vjen shumë inat që për gjëra të vogla të humbasim imazhin. Të paktën këtë gjë mund të ma besojnë mua. Nuk është se më harxhojnë lek, as energji .

Përfytyro sikur polica ta kishte goditur Lelën afër organeve gjenitale dhe Rama ti thoste kamerës, fokusohu tek plaga.

Çfarë të shikonin? Të brendëshme jo firmato që nuk I bëjn nder opozitës. Kjo gjë nuk duhet të përsëritet më. Jam shumë e trishtuar. (Tema)



Skip to toolbar