“Kemi bërë verifikime, nuk ka protestë studentësh. Janë militantë partish”

POLITIKË


Një grup studentësh kanë njoftuar se do të zhvillojnë sërish protesta, por deputetja e PS-së, Milva Ekonomi thotë se ata nuk janë studentë por militantë partish. Në një intervistë për ABC news, Ekonomi tha se janë bërë verifikimet dhe nuk ka studentë që do të ngrihen në protesta, por e gjithë kjo është nxitje e partive të opozitës.

Milva Ekonomi

“Prononcimi për një protestë vjen nga disa studentë që vetëquhen studentë, por që kanë dy qasje: E para, tregon se janë studentë që janë në senat ose në këshillin studentor dhe në fakt në këto dy organe nuk mund të jenë figura që vijnë nga studentë që janë gjithashtu figura që rrjedhin nga partitë politike. Ne kemi disa emra që janë bërë të ditur nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës ku janë dy studentë që janë të angazhuar politikisht pranë PD-së, që janë gjithashtu të ulur në senat dhe në Këshillin Studentor, që kanë një kontradiktë të pastër me atë që kërkon statusi i universitetit.

Nga ana tjetër, janë dhe dy studentë për të cilët është bërë verifikimi, ku njëra vjen nga Fakulteti Ekonomik dhe tregon që nuk ka marrë bursën dhe në fakt ajo nuk është fare studente e Fakultetit Ekonomik, por është anëtare e LSI-së. Dhe një student tjetër që tregon se është nga Fakulteti i Historisë e Filologjisë, i cili në fakt tregon që nuk ka përfituar bursën, por në të vërtetë nuk është përfitues burse. Këto vijnë si informacione nga bordet e administrimit. Derisa ne marrim këtë informacion tregon se funksionon bordi i administrimit”, u shpreh Ekonomi ndërsa shtoi se “Pakti për Universitetin” është jetësuar dhe po merr formën e plotë.



Skip to toolbar