Durrësi zhvillon një maratonë vrapimi si aktivitet sensibilizues për viktimat dhe pasojat që la pas tërmeti i 26 nëntorit, do të bllokohen edhe disa akse rrugore për të siguruar mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.
Policia e Durrësit njofton se nga ora 9:30 deri në orën 11:00 do bëjnë bllokimin e disa rrugëve ku do zhvillohet maratona dhe kërkon mirëkuptimin e drejtueseve të automjeteve që të shmangin lëvizjet në akset:
1- Rruga “Taulantia”
2- Rruga “Epikadeve”
3- Rruga “Anastas Durrsaku”
4- Bulevardi “Epidam”
5- Bulevardi “Dyrrah”
6- Rruga “Hazif Podgorica”
7- Rruga “Dëshmorëve”
8- Rruga “Aleksandër Goga”
Ky bllokim i akseve rrugore bëhet për të krijuar kushte sa më të favorshme dhe për sigurinë e pjesëmarrësve në këtë maratonë dhe për garantimin e rendit e sigurisë publike.