Keni menduar të kaloni të dielën në Durrës? Policia: Ja rrugët e bllokuara për mjetet për maratonën

AKTUALITET


Durrësi zhvillon një maratonë vrapimi si aktivitet sensibilizues për viktimat dhe pasojat që la pas tërmeti i 26 nëntorit, do të bllokohen edhe disa akse rrugore për të siguruar mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

Policia e Durrësit njofton se nga ora 9:30 deri në orën 11:00 do bëjnë bllokimin e disa rrugëve ku do zhvillohet maratona dhe kërkon mirëkuptimin e drejtueseve të automjeteve që të shmangin lëvizjet në akset:


1- Rruga “Taulantia”

2- Rruga “Epikadeve”

3- Rruga “Anastas Durrsaku”

4- Bulevardi “Epidam”

5- Bulevardi “Dyrrah”

6- Rruga “Hazif Podgorica”

7- Rruga “Dëshmorëve”

8- Rruga “Aleksandër Goga”

Ky bllokim i akseve rrugore bëhet për të krijuar kushte sa më të favorshme dhe për sigurinë e pjesëmarrësve në këtë maratonë dhe për garantimin e rendit e sigurisë publike.




Skip to toolbar