Kërcënimi i grupit Wagner: Do t’i vrasim të gjithë

BOTA


Kreu i Grupit Wagner, Yevgeni Prigozhin ka siguruar se njerëzit e tij që luftojnë në qytetin ukrainas të Bakhmutit në lindje të vendit nuk po kapin më robër në Ukrainë, por po vrasin këdo.

Ky ka qenë një reagim i qartë ndaj publikimit të një regjistrimi në të cilin duket se ushtarë ukrainas diskutojnë ekzekutimin e një mercenari nga Grupi Wagner.
Prigozhin ka akuzuar Kievin për shkelje të ligjit ndërkombëtar, ndërsa këmbëngul se grupi i tij është i detyruar të “kujdeset dhe të përpiqet të mos plagosë” asnjë të burgosur lufte.


“Ushtarët ukrainas që janë kapur nga luftëtarët e Wagnerit morën kujdes mjekësor dhe më pas u liruan”, shton Prigozhin.

Disa deklarata që nuk përkojnë me ato që ai shprehu javën e kaluar në Telegram. Në to, ai pohoi se për autoritetet ruse dhe shoqërinë në përgjithësi, “është e nevojshme t’i jepet fund” operacionit ushtarak special, sepse ata tashmë kanë përmbushur objektivat e tyre kryesore dhe duhet të fokusohen në ruajtjen e kontrollit të rajoneve të pushtuara.




Skip to toolbar