Kërcet arma në Durrës, qëllohet drejt makinës së 29-vjeçarit

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku është qëlluar me armë zjarri drejt makinës së 29-vjeçari.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur pas mesnatës në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar kur është qëlluar me armë zjarri  pistoletë mjeti tip “Volswagen”, i parkuar, në pronësi të shtetasit I.B., 29 vjeç, banues në Durrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.



Skip to toolbar