Për zgjedhjet e 25 prillit në Komisionin e Animimeve dhe Sanksioneve janë dorëzuar 15 kërkesa ankimore nga subjektet politike, ku 9 kërkesa janë nga PD, ku kërkon rivotim në 9 qarqet që humbi zgjedhjet, 4 kërkesa janë nga LSI dhe 2 nga koalicioni ABEOK.
KQZ përcaktori ditën e sotme relatorët për kërkesat e dërguara me numër nga 36 deri në 46. Caktimi i relatorëve u bë me short me gogla dhe sipas Kodit Zgjedhor shqyrtimi i kërkesave duhet të bëhet brenda 24 orëve nga hedhja e shortit të KAS.
-Elvin Lako u caktuar relator për kërkesat e PD për qarkun e Vlorës me nr. 36, Shkodrës me nr. 38 dhe Elbasan me nr.40
-Elvis Çefa u caktua relator për kërkesën e PD për qarkun Korçë me nr. 43 dhe dy kërkesat e LSI për qarqet Berat me nr 34 dhe Durrës me nr. 34
-Ilir Rusmajli do të jetë relator i dy kërkesave të PD për qarkun Berat me nr.42 dhe Fier me nr. 44 dhe kërkesën e koalicionit ABEOK me nr.45.
-Koli Bele u caktua relator për dy kërkesat e PD për qarkun Durrës me nr.37 dhe Gjirokastër me nr. 41 si dhe për kërkesën e LSI për qarkun Berat me nr.35
-Ledio Braho u caktuar relator për kërkesën e PD për qarkun e Tiranës me nr 39, kërkesën e LSI për qarkun Gjirokastër me nr.33 dhe atë të ABEOK me nr.32