Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 40-vjeçar, i cili prej 14 vitesh kërkohej nga drejtësia italiane, pasi është dënuar për shfrytëzim femrash për prostitucion.
I arrestuari është shtetasit me inicialet E.F, 40 vjeç lindur në Fier dhe banues në Vlorë, i akuzuar për veprat penale “Organizatë kriminale, shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim”.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Interpol Tirana, kanë bërë kapjen e 40-vjeçarit në qytetin e Vlorës duke e vendosur para përgjegjësisë penale. Autoritetet gjyqësore italiane konkretisht Gjykata e Milanos Itali, me anë të një vendimi në vitin 2005, e ka dënuar shtetasin E. F me 6 vite burgim për veprat penale “Organizatë kriminale, shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim” parashikuar nga Kodi Penal Italian.