Kërkoi masë më të lehtë sigurie, Apeli i GJKKO lë në burg Klodian Rrjepajn

AKTUALITET


Apeli i posaçëm ka lënë të pa ndryshuar masën e arrestit në burg për ish-zëvendës ministrin e shëndetësisë Klodian Rrjepaj, i arrestuar për dosjen e sterilizimit.

Rrjepaj kërkoi masë më të lehtë sigurie, por u rrëzua nga gjykata. Ish-zyrtari i lartë u arrestua gushtin e kaluar për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumentave.

Rjepaj akuzohet se ka favorizuar biznesmenin Ilir Rrapaj në koncesionin e sterilizimit të dhënë gjatë kohës kur ai ishte zëvendës i ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj.



Skip to toolbar