Kërkoi pezullimin e dënimit me burg, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut të Lezhës

AKTUALITET


TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Fran Frrokajt ish-kryetar i bashkisë së Lezhës, që kërkonte pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Apelit të Posaçëm, që e dënoi me 2 vite e 8 muaj burg për shpërdorim detyre.

Vendimi i Apelit u dha dhjetorin e kaluar, por ende nuk është ekzekutuar pasi Frrokaj nuk është kapur nga policia.

Për kapjen e tij policia ka kryer disa kontrolle po ende nuk është bëre i mundur arrestimi dhe Frrokaj është zyrtarisht në kërkim.



Skip to toolbar