Kërkoi sanksione ndaj Rusisë, shkarkohet ministri serb i Ekonomisë

KOSOVA


Parlamenti serb ka vendosur me shumicë votash që të shkarkojë nga detyra ministrin e Ekonomisë, Radeta Basta.

I vetmi “krim” që kishte bërë Basta, ishte se kishte kërkuar vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, pasi sipas tij vendi po paguante një çmim të lartë, duke mbajtur qëndrim ndryshe nga Perëndimi ndaj Kremlinit.


Serbia është një nga shtetet e pakta në Evropë që ende nuk ka sanksionuar Rusinë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Në fund të qershorit, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, i propozoi Parlamentit që të shkarkojë ministrin për shkak të deklaratave të bëra.

Sipas Europa e Lirë, Basta u zgjodh ministër i Ekonomisë si pjesëtar i koalicionit të Partisë Socialiste të Serbisë, lideri i të cilës është ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç. Në këtë koalicion bën pjesë edhe partia Serbia e Bashkuar.about:blank

Më 20 qershor, Basta njoftoi se kishte regjistruar lëvizjen Rruga Evropiane dhe tha se shumë shpejt kjo lëvizje do të shndërrohet në parti dhe do të garojë në zgjedhjet në të gjitha nivelet.




Skip to toolbar