Këshilli i Mandateve jep autorizimin për arrestimin e Ahmetajt, Kuvendi voton të hënën

Më të fundit


Mazhoranca dhe opozita janë pro heqjes së imunitetit të deputetit Arben Ahmetaj, për t’i hapur rrugë arrestimit që kërkon SPAK dhe kontrollit të banesës së tij.

Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, deputetët e mazhorancës deklaruan se janë dakord për t’i hequr imunitetin deputetit socialist Ahmetaj.


Edhe 5 deputetët e opozitës në këtë këshill dorëzuan raportin që i rekomandojnë seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojë për miratimin e dhënies së autorizimit, të kërkuar me kërkesën nr. 9431 Prot., datë 07.07.2023 të Prokurorisë së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “Për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, kontrollin personal dhe kontrollin e banesës së deputetit Arben Ahmetaj”.

Pas dhënies së pëlqimit nga Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit në Kuvendin e Shqipërisë, relacionet do të kalojnë për votim në Parlament, ku deputetët do të duhet të ngrenë kartonat për të miratuar ose jo heqjen e imunitetit të deputetit Arben Ahmetaj.Ndërkohë, është rënë dakord që seanca gjatë së cilës do të vendoset për imunitetin e Ahmetajt, i cili sipas raportimeve nuk ndodhet në Shqipëri, të mbahet të hënën në orën 17.00.




Skip to toolbar