Në mbledhjen e sotme datë 12.02.2025, Këshilli i Ministrave ka emëruar zëvendës ministren e re të Mbrojtjes. Në këtë detyrë është emëruar Blerina Abrazhda e cila do të mbajë postin e zëvendës ministres.
Theksojmë këtu që në muajin janar, Dorian Tola u lirua nga detyra si zëvendës ministër i kësaj ministrie.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Blerina Abrazhda emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.