Kryetari i PAA-së, Agron Duka thotë se maxhoranca ka kushtëzuar opozitën me Kodin e ri Zgjedhor. I ftuar në emisionin “Real Story”, ai tha se kodi i ri nuk jep mundësinë që të nxjerrësh deputetë.
“Jam dakord me Dashin që Kodi Zgjedhor ishte më i keqi. Një pjesë thotë se e kanë bërë për interesat e veta, ndërkohë kur diskutoj më PD-në, thonë se kishte dy oferta, një që ishte dhe kjo që u bë. Duke krahasuar të parën me këtë mendojmë se kjo është më e mirë. Ka disa mandate që i fut njerëzit në garë, e para që ishte me herët vetëm një e kaloi që ishte Boçi. Të isha unë s’do të pranoja asnjërën.
Maxhoranca e ka kushtëzuar opozitën sepse kishte votat. Ose do ta linin siç ishte ose do të kaloni me ne. Ata kanë menduar se po votojnë të dytin, të keqen më të vogël. Problemi është se me Kodin Zgjedhor, si mund të dalë një parti e vogël të dalë parti parlamentare, ose do të bëhet me Ramën ose me puqet me këtë. Mua s’më dalin llogaritë sepse kodi i copëton, ti merr 10 mijë në Tiranë duhen 12 mijë dhe s’e nxjerr dot mandatin.
Si do të hysh me lista të hapura. 12 veta janë të mbyllur hermetikisht në Tiranë, pastaj 36 të tjerë do të konkurrojnë në listë të hapur.
Për çfarë do të konkurrojnë? Si ma gjen mënyrën që të konkurrojmë me listë të hapur. Të gjendur përballë këtyre kushteve, jemi të detyruar të pranojmë një kompromis. Unë mendoj se një grup është më mirë sesa disa, gjithsesi të paktën të jetë dy. Nëse copëzohet opozita dhe dalin disa parti, siç ka dalë Shehaj, ose ndonjë tjetër, ky Kod Zgjedhor nuk të jep mundësinë që të nxjerrësh deputetë. Si do të dalim me lista të hapura”, u shpreh Duka.
Ndërkohë, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi akuzoi se ka pasur një marrëveshje mes maxhorancës dhe grupit të Rithemelimit.
“Lista e hapura bëhet me marrëveshje. Mjafton që shumë nga këta partitë të bien dakord, në vitin 2001 kështu kemi hyrë. Nuk ka qenë ky kod por marrëveshje me njëri tjetrin. Këtu u bë një marrëveshje me PS për vetëm grupin e ri të Rithemelimit. Unë dua të rrëzojmë Edi Ramën, këto duan të hyjnë në parlament, të ruajnë territoret e veta që kanë pasur.”, tha Shehi./abcnews.al