Trajneri Edy Reja mori një lajm të keq në prag të grumbullimit të lojtarëve për ndeshjen me kombëtaren. Qendërmbrojtësi Marash Kumbulla, që aktivizohet me Verona në Serie A, u dëmtua në takimin e të dielës pasdite kundër Brescia së Emanuele Ndoji. Vetëm 14-t minuta pasi kishte nisur sfida, Marash Kumbulla kërkoi ndihmën e stafit mjekësor të Verona, pasi pati një dëmtim.
Mjekët u futën në fushë, duke konstatuar se lojtari e kishte të pamundur të vazhdonte më tej takimin. Kështu, Kumbulla largohet nga fusha në të 16`, ndërsa vendin e tij e zuri një tjetër lojtar. Verona fitoi takimin kundër Brescia, ku Emanuele Ndoj e nisi si zëvendësues në minutën 46-t duke bërë paraqitje pozitive, ndonëse ekipi i tij u mund.
Verona shkon 15 pikë në renditje dhe ngjitet në vendin e 9-t të Serie A, ndërsa Brescia ndodhet në vendin e 18 me 7 pikë. Ndërkohë, në Zvicër futbollisti tjetër i kombëtares, Taulant Seferi dha një asist të bukur në sfidën që Xamax luan në transfertë ndaj Baselit të Taulant Xhakës. Në pjesën e parë, Seferi nxori një top të bukur nga mesi i fushës për shokun e tij të skuadrës Nuzzolo, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.