Ndoj dhe Brescia zyrtarisht në Serinë A (video)

Më të fundit


Brescia dhe Emanuele Ndoj janë zyrtarisht pjesë e Serisë A për sezonin e ardhshëm, duke u bashkuar me ekipet elitare në futbollin italian.

Ndërsa futbollisti i kombëtares shqiptare, që ka dhënë kontribut të rëndësishëm në suksesin e Brescias këtë sezon, do të jetë në të njëjtën ligë me Elseid Hysaj, Etrit Berishën, Berat Gjimshitin, Thomas Strakoshën dhe Frederic Veselin.


Brescia fitoi ndaj Ascolit 1-0 në ndeshjen e javës së 34 të Serisë B, duke siguruar matematikisht ngjitjen në Serinë A, pasi ka 7 pikë më shumë se Palermo i vendit të tretë, teksa kanë mbetur dhe dy javë nga përfundimi i kampionatit.

Emanuele Ndoj mungoi në sfidën ndaj Ascolit, pasi mesfushori u dëmtua ndeshjen e kaluar ndaj Lecces, duke u detyruar të lërë takimin në mes pa e pêrfunduar atë.

Gjithësesi ai do të ketë mundësi ta shijojë festën në dy ndeshjet e fundit, ku Brescia do të luajë për të promovuar lojtarët për sezonin tjetër.




Skip to toolbar