Kombëtarja në Euro 2024, MEPJ njoftim të rëndësishëm për tifozët që do të shkojnë në Gjermani

AKTUALITET


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit shqiptarë se gjatë mbajtjes së kampionatit europian Euro 2024 dhe pjesëmarrjes së ekipit kombëtar shqiptar në këtë kompeticion, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Gjermani do të ofrojë shërbime konsullore në qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet.

“Në Dortmund – më 14-15-16 qershor 2024, në adresën: Märkische Straße 120 (Seminar Gebaüde), 44141 Dortmund (Dhoma e Tregtisë e Dortmundit – IHK)

Në Hamburg – më 18-19-20 qershor 2024, në adresën: Rothenbaumchaussee 133, 20149 Hamburg (Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg)

Në Dyseldorf – më 23-24-25 qershor 2024, në adresën: Bilker Str. 29, 40213 Düsseldorf (Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Dyseldorf)”, njoftoi MEPJ.

Ky projekt ka si qëllim mbështetjen e shtetasve shqiptarë, të cilët mund të përballen me mungesën e dokumenteve të udhëtimit.

Shërbimet që do të ofrohen janë leje kalimi dhe vetëdeklarim për humbje dokumenti, njoftoi MEPJ.

“Në rast emergjencash shtetasit e interesuar janë të lutur të kontaktojnë në adresën e e-mailit: al*************@mf*.al dhe +49 1719259782”, njoftoi ministria.

Kujtojmë se ndeshjen e parë Shqipëria e ka ndaj Italisë më 16 Qershor në Dortmund. 3 ditë më vonë, më 19 Qershor luan në Hamburg ndaj Kroacisë dhe e përmbyll fazën e grupeve në Dyseldorf përballë Spanjës më 24 Qershor.

Pritet që në Gjermani të ketë një numër të madh tifozësh shqiptarë. Megjithatë për ata që nuk mund të shkojnë t’i ndjekin ndeshjet në stadium ka një zgjidhje.



Skip to toolbar