Në Shqipëri po zhvillon punimet Konferenca Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, ndërsa në të mbajtën fjalën figura të ndryshme të politikës amerikane dhe jo vetëm.
Drejtuesja për Evropën Jugore e Qendrore në DASH, Colleen Hyland, tha se vendet e Ballkanit Perëndimor fillimisht duhet të unifikohen si një treg mes tyre dhe më pas të mund të bëhen pjesë e një tregu më të gjerë, siç është ai i Bashkimit Evropian.
Ajo tha se SHBA do të jetë aty për të ndihmuar shtetet për ta çuar përpara iniciativën e tyre ekonomike.
Zyrtarja e DASH shtoi se vendet përkatëse duhet të bëjnë më shumë për të luftuar korrupsioni pasi integrimi në BE nuk është vetëm çështje dëshire, por një shpërblim që bazohet tek arritjet e secilit prej vendeve që aspirojnë familjen dhe vlerat perëndimore.
“Elementi tregtar është një nga tiparet e e zhvillimit të Ballkanin Perëndimor, jo vetëm si rajon, në fillim duhet të integrohen si rajon dhe më pas mund të bëhen pjesë integrale e tregut të Evropë. Ju duhet ta bëni punën për të arritur aty. Ne si SHBA do t’ju ndihmojmë për të arritur atje. Korrupsioni duhet të mbahet nën kontroll dhe të gjitha këto duan kohë dhe fokus dhe ne jemi të gatshëm t’u mbështesim për këtë. Ajo që ne nxisim, është që Shqipëria të marrë në konsideratë cilësinë e investimeve që mund të vijnë në rrugë të saj, gjithashtu natyrën e qëndrueshëm të marrëdhënieve që zhvillohen dhe a ajanë ato në përputhje me idealet tuaja kombëtare, a ka ndonjë element të sigurisë kombëtare që duhet të merret parasysh?”, tha ajo.