Konfiskim pasurive të krimit, Rama: Meta, si Xhike Qamili, në anën e gabuar të historisë

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kërcënimit të presidentit se me “një dekret shpërndan parlamentin”, duke thënë se kjo shprehje i kujton Xhike (Haxhi) Qamilin, ndërsa theksoi dhe njëherë se qëndrimi i qeverisë dhe i maxhorancës që ai drejton në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese është 100% në të njejtën linjë me partnerët ndërkombëtarë SHBA dhe BE që mbështesin fuqishëm reformën në drejtësi. Sipas Ramës, presidenti Meta tregoi dhe njëherë që është në anën e gabuar të historisë. Rama disa herë theksoi se nuk dëshiron të futet në një konflikt me presidentin, që është shkaktuar prej tij, por do të fokusohet pikërisht në hartimin e ligjit special që do të godasë KÇK-në dhe të gjithë ata që kanë bërë vrasje, janë marrë me trafiqe të paligjshme dhe janë pasuruar me para të krimit. Rama premtoi konfiskim të këtyre pasurive dhe më 25 nëntor, siç tha Kryeministri do të nisë një luftë që Shqipëria s’e ka parë kurrë.

A duhet ndërruar Kushtetuta për të kufizuar Presidentin?

“Do me lejoni të rikonfirmoj atë që thashë, që nuk dua të futem në një konflikt të radhës i shkaktuar nga i njëjti burim konflikti për të njëjtat arsye. Ne nuk duhet të përfshihemi më tej në këtë konflikt dhe nuk zgjidhet me beteja e polemika në fushën e komunikimit. Njerëzve duhet t’u japim gjerat që duan. Më  25 nëntor do të prezantojmë platformën kundër KÇK. Është një paketë e tërë ligjore, ligji special kundër krimit të organizuar që do të godasë të gjithë ata që kanë kryer akte të rënda, vrasje, apo trafiqe. Ka ardhur koha që të paguajnë për llogarit e pambyllura. Do të konfiskohen të gjitha pasuritë e vëna përmes krimit. Ndaj them se me këtë duhet të merremi dhe s’dua që të përfshihemi në këtë konflikt si dy palë që japin e marrin bam e bum. Për çështje shumë të qarta. Tani zgjidhja duhet të jetë përmes proceseve ligjore. Unë konfirmoj se gjithçka që ne bëmë ishte 100% e linjëzuar me mbështetësit e Reformës në Drejtësi, që janë BE dhe SHBA. Kjo shënon një tjetër rast ku ne jemi në anën e duhur të historisë. Ndërsa Meta në anën e gabuar. Ndërsa këto kërcënimet me shpërndarje parlamenti e kam thënë, më kujton atë Xhike Qamilin që thoshte sa të kem atë katund nuk pyes për Francën dhe Anglinë”, tha Rama.

ERTV Live😊: TI ZGJEDH🗳 – Zgjedhjet për delegatët e Kongresit të Partisë Socialiste🌹#KrenarPS 🇦🇱🇪🇺

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 16. November 2019



Skip to toolbar