Kryeministri Edi Rama ka qenë të dielën në qytetin e Korçës për të vizituar kantierin e ndërtimit të godinës së studentëve. Godina në fjalë prej 4 vitesh ishte braktisur dhe sot kanë nisur punimet për rikonstruksionin e saj.
Godina shërbente më parë për akomodimin e vajzave dhe është 5 katësh me 176 dhoma. Do të ketë 2 studentë në dhomë dhe më parë ka qenë 4-6 studentë në dhomë.
Ky investim i qeverisë pritet që të sjellë rritje të fluksit të studentëve që duan të akomodohen në këtë godinë, me çmime të arsyeshme.
Sipas kryeministrit, rikonstruksioni godinës pritet të përmirësojë rrënjësisht jetesën për studentët konviktorë. Sipas tij, investimet nuk do të ndalen me kaq, por do të ndërhyhet edhe në pjesën tjetër të këtij kampusi të vogël dhe do të bëhet lidhja e tij me Parkun Olimpik.