Kosova pa President të ri, shkon në zgjedhje të parakohshme

KOSOVA


Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Kuvendi konsiderohet i shpërndarë dhe zgjedhjet do të shpallen brenda afatit kushtetues”, tha Albulena Haxhiu në fund të seancës për zgjedhjen e Presidentit të ri, ku të pranishëm ishin vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryeministri Albin Kurti, në një adresim nga foltorja e Kuvendit, shfrytëzoi minutat e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Kreut të Shtetit që të akuzojë e fajësojë partitë opozitare për dështimin.

Opozita refuzoi të merrte pjesë në seancë.

Edhe pozita dhe opozita kanë shkëmbyer më herët akuza ndaj njëra-tjetrës për shkuarjen në zgjedhje.



Skip to toolbar