Kosova ka regjistruar ditën e sotme 259 raste të reja me COVID-19. Sipas raportit 11 qytetarë të Kosovës kanë humbur betejën me Koronavirusit brenda ditës.
Njoftimi i plotë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.555 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.147.803 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 425.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 6.630 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 11 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 850 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 144.183.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 11.862.