Vuçiç takohet me Erdogan në Stamboll: Përkrahu dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit

KOSOVA


Presidenti serb, Aleksander Vuçiç ka udhëtuar për në Turqi ku është pritur nga homologu turk, Rexhep Taip Erdogan. Dy presidentët kanë folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Vuçiç ka thënë se në takimin me Erdogan, ky i fundit është shprehur se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromisi me Kosovën, shkruan Tanjug.


“Presidenti turk përkrah dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe beson se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromisi”, ka thënë Vuçiçpas takimit.

Takimi u mbajt në Vilën Vahdettin në Stamboll dhe ishte i mbyllur për shtypin.




Skip to toolbar