Kosovë, 8 të vdekur dhe 181 raste me COVID-19 në 24 orë

CORONAVIRUS


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se të hënën në Kosovë janë shënuar edhe 8 vdekje të lidhura me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Në raportin ditor të IKSHPK-së, bëhet e ditur se, bazuar në 1.002 mostra të testuara nga personat e dyshuar me koronavirus, 181 kanë dalë pozitive.


Të shëruar nga sëmundja janë regjistruar 407 pacientë.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 50.801.

Prej tyre, 1.317 pacientë kanë vdekur dhe 39.969 janë shëruar.

Raste aktive aktualisht janë 9.515.




Skip to toolbar