Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë kryetarin e Gjykatës Administrative të Korçës, Sokol Ibi. Mëngjesin e të premtes, KPK, ka vendosur se Sokol Ibi kalonte tre kriteret e vlerësimit të figurës së tij; pasurisë, integritetit dhe aftësisë profesionale. Sokol Ibi bëhet gjyqtari i parë që kalon Vettingun pas përfundimit të pushimeve të verës, duke u konfirmuar në detyrë, ndërkohë që vendimi i KPK-së ankimohet në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.
Vlerësimi për Sokol Ibin është bërë në tre aspekte; pastërtinë e figurës, pasurinë dhe aftësinë profesionale. Fillimisht është marrë në shqyrtim deklarata e pasurisë në ILDKPI, institucion që më herët nuk kishte gjetur probleme në pasurinë e Ibit. Sipas këtij institucioni, gjyqtari i Gjykatës Administative të Korçës ka burime të ligjshme të pasurisë, ndaj nuk dyshohej për konflikt interesi.
Sipas deklaratës së pasurisë, gjyqtari Sokol Ibi zotëron një banesë me sipërfaqe 127 metra katrorë, së bashku me një tokë bujqësore në Pogradec. Megjithatë, hetimet e Komsionit të Pavarur të Kualifikimin, kanë nxjerrë se gjyqtari nuk e ka deklaruar tokën bujqësore që ka në zotërim, ndërsa sipas komisionit, ka mospërputhje në deklarimet për blerjen e tokës bujqësore dhe të banesës. Por duket se këto nuk kanë qenë problem, ndërsa KPK nuk ka gjetur problematika as në figurën e Sokol Ibit dhe aftësitë e tij profesionale, duke e konfirmuar në detyrë.