Kreu i PPE, Manfred Weber: Berlusconi në Presidencë? Mirë për Italinë dhe Evropën

BOTA


Manfred Weber, udhëheqës i grupit të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin e Strasburgut është shfaqur në Villa Grande, rezidenca romake e Silvio Berlusconit, teksa ka dhënë mbështetje për të.

“Ne diskutuam Evropën, si të përballemi me të ardhmen e kontinentit të zhvillimit ekonomik dhe problemet që lidhen me pandeminë”, thotë Weber, raporton TgCom24.

“Ne kemi nevojë për politikanë me përvojë, nëse presidenti i ri i Republikës Italiane do të ishte Berlusconi, do të ishte mirë për Italinë dhe për Evropën”, deklaroi ai.

“Takova Manfred Weber, udhëheqës i grupit të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian. Biseduam për pandeminë, punën e bërë për kalimin e gjelbër, situatën ekonomike, kontrollin e nevojshëm kufitar. Ka sfida të mëdha me të cilat përballet Unioni dhe ne në PPE kemi zgjidhjet më të mira për t’i përballuar ato. E falënderoj atë dhe gjithë partinë për mbështetjen”, shkroi Berlusconi ndërkohë.



Skip to toolbar