Krimet zgjedhore, Karamuço: Procedimet, në radhët e PSD. Do ketë përfundime konkrete

Më të fundit


Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se pjesa më e madhe e procedimeve nga SPAK për krimet zgjedhore, janë në radhët e PSD të Tom Doshit.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço i shpreh se do të ketë përfundime konkrete, lidhur me këto procedime.

“Janë 17 procedime të tjera, vijojnë ende të referohen nga policia. Janë mbledhur materiale, kanë ardhur gjithçka. SPAK pa polici, nuk punonte dot. Unë e kam parë pak të zbehtë spektin që ka prekur, por ka qenë PSD. Nëse verifikohen që kanë pasur lidhje eksponentë të kësaj force politike, do ketë përfundime konkrete. Ka filluar me Shkodrën. Malësinë e Madhe, Kukës, deri në Korçë. Ditën e djeshme u rrethua një hotel në mes të Tiranës. Mbërrijmë edhe te kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës. Me vendim gjykate janë bërë të gjitha këto. Kjo është fazë e rëndësishme zgjedhore. Ka pasur raste flagrante, por ka qenë të pakta. Policia ka pasur analizë risku. Ka pasur përplasje, ishin të pritshme. Ka një presion për intimidimin e numëruesve”, theksoi ai



Skip to toolbar