Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Greqi, ku 50-vjeçari shqiptar Fatmir Talellari ka vrarë kunatin e tij, pasi ky i fundit abuzonte seksualisht me vajzën e tij.
Mësohet se pasi 18-vjeçarja i ka treguar familjes së saj, abuzimin që kishte nga daja prej 9 vitesh, 50-vjeçari ka blerë një armë gjahu.
Vajza ishte mbajtur nën presion psikologjik prej Erjon Pelivanit, madje ai kohët e fundit e kërcënonte se do të publikonte foto dhe video gjatë akteve intime që ata kishin së bashku.
Pasi bleu armën, Talellari i kërkoi bashkëshortes së tij ti kërkonte të vëllait të vinte ta ndihmonte për një punë.
Pasi të dy burrat dolën në aksin që lidh Volosin me fabrikën e çimentos, në një shesh të izoluar autori fiku makinën dhe pasi nxorri armën e qëlloi viktimën në fytyrë duke e lënë të vdekur në vend.
Mbas rrëfimit të autorit forcat e policisë shkuan në vendin që ai iu tregoi dhe gjetën trupin e viktimës.
Ndërkohë, Prokuroria e Volosit urdhëroi marrjen në mbrojtje të vajzës 18 vjeçare të autorit të vrasjes. Ajo do të dërgohet për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila pritet të konfirmojë edhe alibinë e autorit lidhur me ekzekutimin e Erjon Pelivanit.