Kriza politike, debat i fortë Vasjari-Gjata në Real Story

Më të fundit


Diskutimi mbi dekretin e Presidentit dhe krizën politike në Real Story ka përplasur analistin Arian Vasjari me sekretarin për çështjet juridike në PD, Çlirim Gjata.

Analisti i Real Story, Vasjari, teksa komentonte dekretin e presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve ka deklaruar se sistemin nuk mund t’ia besojmë vullnetarizmit. “Nëse qëllimi i Metës është pozitiv, ne nuk duhet të na interesojë kjo gjë. Dosja e Durrësit është dosje problematike, por në të gjitha rastet, është një dosje që nuk duhet të merret politika, por duhet të merren të tjerët”, u shpreh Vasjari.

Por këtu ka ndërhyrë Gjata, duke u shprehur se prokuroria nuk po merret me këtë dosje. “Të merren. Nëse do ishin marrë nuk do dilnim sot të flisnim. Të merren me Dakon, Koncesionin e Unazës te Astiri, të merren me koncesionin për rrugën e Balldrenit”, tha Gjata. Por këtu ka ndërhyrë Vasjari, duke u shprehur se dosja e Durrësit nuk ka relevancë penale për Dakon. “Por edhe sikur të kishte, nuk ka relevancë për legjitimitetin. Që në momentin që kemi pranuar se zgjedhjet janë legjitime”, u shpreh Vasjari, ndërkohë që i është drejtuar Gjatës “Ti ke dyshime te Lajçak, por nuk ke dyshim te CDU”.

“Nuk kam dyshime te gjermanët”, tha Gjata. Sa i përket çështjes së Durrësit, Gjata tha se PD nuk po thotë të kthehen mbrapsht zgjedhjet, por të mos bëhet e rrugës. “Këta njerëz të vihen para drejtësisë që mos të bëhen shkak prapë”, u shpreh Gjata. Por, sipas Vasjarit, kjo çështje nuk duhet të shkaktojë shtyrjen e zgjedhjeve, pavarësisht se është kundër zgjedhjeve të 30 qershorit me një parti. “Ju e keni bazuar kauzën tuaj në një përgjim”, iu drejtua Vasjari Gjatës.

“Jo zotëri nuk është një përgjim, ju flisni sikur jemi në Finlandë, sikur kemi institucione të përkryera, ka rënë sistemi, derisa parlamenti miraton një ligj personal për të pastruar 200 mijë euro te parlamenti, ka rënë sistemi”, deklaroi Gjata.



Skip to toolbar