Përmbysje dhe gola në Bullgari, Kosova vijon ëndrrën europiane

Më të fundit


Kosova ka fituar përballjen në e saj të tretë në eliminatoret e Euro 2020 përballë Bullgarisë duke siguruar fitoren e parë në grupe. Dardanët fituan ndeshjen në Sofje në minutën e 93 falë një goli në minutat shtesë.

Serinë e golave do ta hapte Milot Rashica në minutën e 14-të por kur u mendua se kosovarët do të shkonin me avantazhin e pjesës së parë me vete, Popov i Bullgarisë barazoi. Të entuziasmuar nga goli në fund të pjesës së parë vendasit shënuan dhe golin e dytë në minutën e Dimitrov, por kjo nuk uli moralin e dardanëve. Bomberi i Kosovës Vedat Muriqi do të mendonte për golin e barazimit në minutën e 64′ duke e çuar rezultatin në 2-2.


Kur u mendua se ky do të ishte barazimi i tretë radhazi i Kosovës në eliminatore, Elbasan Rashani shënoi në minutën e 90+3 të shtesës për të siguruar fitoren në grupin A.

Pas kësaj fitore Kosova lë mbrapa Bullgarinë dhe Malin e Zi, e cila u humbi nga Çekia me rezultatin 3-0 ndërsa sheh vetëm një pikë larg këta të fundit dhe Anglinë. Kosovarët mbajnë vendin e tretë me 5 pikë.




Skip to toolbar