Një incident i rëndë ka ndodhur në një gjimnaz të Krujës paraditen e së martës.
Sipas policisë, një nxënës 16-vjeçar ka hedhur në klasë, gjatë procesit mësimor, një spraj me përmbajtje piperi.
Kjo gjë ka krijuar probleme shëndetësore te disa nxënës të klasës, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spital.
Ndërkohë, autori i dyshuar, së bashku me një 17-vjeçar, janë shoqëruar në komisariat.