Krujë, kultivonin lëndë narkotike, 4 të arrestuar

Më të fundit


Policia ka vijuar me kontrollet e saj për parandalimin dhe kultivimin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrolleve të befasishme policia ka zbuluar dy raste të mbjelljes së fidanëve narkotik në kuadër të së cilës janë arrestuar 4 persona dhe po procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i zonës, për moskallëzim të rastin në fjalë.

Njoftimi i policisë:

Vijon kontrolli i territorit për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 kryeplak fshati.

Seksioni për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ka vijuar kontrollin e territorit.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës profesionale të kryer, janë goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, ku janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas:
-A. A.,41 vjeç, banues në Nikël;
-A. Y., 35 vjeç, banues në Nikël.

Gjatë kontrollit në afërsi të lumit Tërkuzë, në fshatin Nikël, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi kubikësh të mbjellë me fara, të dyshuar Cannabis Sativa.

Po në vijim të operacionit të kontrollit të territorit, Policia arrestoi në flagrancë edhe shtetasit:
-S.B., 26 vjeç, banues në Rinas;
-A.B., 18 vjeç, banues në Rinas.

Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në arën në pronësi të tyre, me një sasi kubikësh të mbjellë me fara Cannabis Sativa.

Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin Xh.K., 52 vjeç, banues në Rinas, sepse duke qenë Kryeplak, nuk ka raportuar se në njësinë administrative që ai ka në administrim, janë mbjellë bimë narkotike.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar në nenet 284 dhe 25 të Kodit Penal.



Skip to toolbar