Minat me telekomandë, gjykata jep vendiimin

Më të fundit


Gjykata e Lezhës ka dhënë sot masën e sigurisë për dy të arrestuarit 3 ditë më parë.

Vëlla dhe motër përkatësisht Almenda Elezi, 21 vjeç dhe Armand Lukani, 23 vjeç, u kapën në flagrancë me 3 mina me telekomandë gjatë operacionit të policisë “The long way”.


Gjykata dha masën arrest me burg për Armand Lukanin me akuzën ‘Mbajtje pa leje të armëve shpërthyese’ dhe vendosi masën ‘arrest shtëpie” për motrën e tij, për shkak të gjendjes së saj delikate shëndetësore.

Shtetasit e mësipërm u arrestuan në flagrancë në qytetin e Lezhës, pasi nga kontrolli në çantat e tyre u gjetën të fshehura 3 mina me shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 2.3 kg lënde narkotike e dyshuar marijuanë.

Gjatë operacionit policia ka shpallur edhe një shtetas tjetër në kërkim me inicialet E.E., 27 vjeç, banues në Vlorë.




Skip to toolbar