Kryemadhi: Detyra jonë, qendrat e votimit, bëhuni gati

Më të fundit


Kryetarja e LSI ka deklaruar nga Komiteti Kombëtar Drejtues i kësaj force politike, se më 30 qershor është një datë, ku detyrë primare janë qendrat e votimit. Ajo u ka bërë thirrje përfaqësuesve të LSI që të bëhen gati për 30 qershorin, duke paralajmëruar se LSI do të angazhohet për moslejimin e mazhorancës për të zhvilluar zgjedhjet më 30 qershor.

“Për ne nuk ka rëndësi data e zgjedhjeve, për ne ka rëndësi standardi. Shqiptarët të votojnë të lirë, të zgjedhin të lirë dhe zgjedhjet të jenë të ndershme. Të mos votojnë nën presion, të mos votojnë nën dhunë dhe të mos votojnë nën afshin e eurove të krimit të organizuar. Qoftë edhe të një leku shqiptar, që vjen në blerjen e mendimit të njerëzve. Dhe tjetra, ajo që kam me merak. Detyra jonë është qendrat e votimit. Bëhuni gati, sepse gjërat po ecin shumë shumë shpejt. Ai po kërkon pazar për kokën e tij. Ne nuk ruajmë kokën e Edi Ramës. T’ia ruajnë ata. Ne kemi për detyrë që të mbrojmë shqiptarët. Shqipëria e ke vendin në BE . Është një vend i vogël dhe një vend i varfër edhe për shkak të fajit politike ne kemi treguar dobësitë tona, por djegia e mandateve ishte ajo që na pozicionoi me qytetarët. Ne do të ishim fasadë e Edi Ramës. Ai do të thoshte se kemi frikë nga drejtësia. Nga drejtësia nuk kanë frikë ata që japin dorëheqjen. Nga drejtësia kanë frikë ata që ikin me dhunë nga pushteti. Dhe kush ikën me dhunë nga pushteti ka fundit më të tmerrshëm”,  ka deklaruar Kryemadhi.





Skip to toolbar