Kryemadhi për shkarkimin e Metës: Mezi pres të më kthehet…

Më të fundit


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nuk është kundër që Ilir Meta, bashkëshorti i saj, të lërë postin e Presidentit dhe t’i kthehet jetës politike. “Kjo do të thotë mundësi që ai të rikthehet në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por për këtë ajo tha se do të duhet të hyjë në një garë për kryetar, përballë saj që aktualisht drejton partinë që ia la bashkëshorti i saj, duke u bërë kryetar shteti”, ka deklaruar Kryemadhi, kur i është përgjigjur gazetarëve për shkarkimin e mundshëm të Metës. Në një fjalë për gazetarët duke marshuar nga selia e LSI-së drejt kryeministrisë për protestën e nëntë të opozitës joparlamentare kundër qeverisë, Kryemadhi tha se Meta duhet t’i kthehet jetës normale. Ajo tha se nuk kanë ndikuar në vendimet politike të njëri-tjetrit, por thotë se kanë marrë vetëm kosto nga vendimet e tyre në karrierën politike dhe jo benefitet.

Po ashtu, Kryemadhi tha se dosjet kriminale 184 dhe 339 janë fillimi dhe fundi politik i Edi Ramës. “Secili nga ne të risë dhe më shumë ndjenjën që një ditë të jemi pranë BE. Rama tenton që të largojë Shqipërinë nga BE, por shqiptarët po tregojnë se duan më shumë se kurrë se e duan Shqipërinë në Bashkimin Europian. Pavarësisht provokimeve, shqiptarët kanë përballuar gjithçka. Shqiptarët janë të vendosur që të çojnë deri në fund betejën kundër qeverisë kriminale. Rama dhe banditët e tij kanë kapur çdo pushtet, por jo zemrën e shqiptarëve, Tranzicioni do mbyllet me Ramën. Edi Rama do të jetë etapa e fundit e tranzicionit. Kryeministri shquhet për frikacak. Ai do të justifikohet përballë shqiptarëve.”, tha Kryemadhi. Ajo theksoi se zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë, ndërsa vlerësoi se këto dosje do gjykohen nga drejtësia. “Data 30 qershor do të jetë normale, nuk do ketë zgjedhje. Heshtja e ndërkombëtarëve për dy dosje, tregon më së miri kapjen e Ramës. Dy dosjet kriminale 184 dhe 339 nuk do e gjykojnë ndërkombëtarët, por drejtësia shqiptare. Dosjet 184 dhe 339 janë fundi i Ramës”, vlerësoi Kryemadhi.



Skip to toolbar