Të mërkurën në datë 2 tetor, Departamenti Amerikan i Shtetit hapi aplikimet për Lotarinë Amerikane për programin e vizave DV 2021. Edhe këtë vit, kriteret e aplikimit janë të njëjta si në të shkuarën. Por, ndryshe nga vitetet e kaluara, DASH fut një element specifik për aplikantët e Lotarisë Amerikane.
Sipas Ambasadës së SHBA në Tiranë, risi për programin DV-2021, është se “aplikuesit kryesor i duhet një pasaportë e paskaduar për udhëtim jashtë shtetit, numri i pasaportës, shteti i lëshimit të pasaportës dhe data e skandimit”. Gjithashtu, ambasada u bën thirrje aplikantëve të bëjnë kujdes në aplikim dhe të shmangin mashtrimet dhe skemat mashtruese.
“Shmangni mashtrimet dhe skemat mashtruese: disa faqe interneti ose emaile, përpiqen t`ju çorientojnë duke ju bërë të besoni se ata janë faqe interneti që qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Aplikoni vetë. aplikimi për regjistrim te programi i lotarisë është i thjeshtë dhe falas”, shkruan ndër të tjera Ambasada e SHBA në Tiranë.
Aplikimet për programin e vizave të Lotarisë Amerikane DV2021, nisën të mërkurën në 2 tetor, ndërsa afati përfundimtar për të aplikuar është data 5 nëntor e këtij viti. Përgjigjet për fituesit e vizave bëhen publike në fillim të muajit majt të vitit të ardhshëm.