Bariu plagos kolegun: Kujtova se ishte ujk

AKTUALITET


Të shtëna me armë janë dëgjuar mesditën e së martës në Ksamil të Sarandës, ndërsa policia njofton se ka mbetur i plagosur Shyqyri Saliaj, 73 vjeç, ndërkohë që ruante lopët.

Mësohet se 73-vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga një tjetër bari, i cili ka thënë se i është dukur si ujk, ndaj dhe e ka qëlluar.

Deri më tani dyshohet se bëhet fjalë për një plagosje aksidentale, megjithatë policia po shkon në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.



Skip to toolbar