Me kërkesë të Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunim Rajonal Majlinda Bregu, në Samitin “Friends of Europe”, është mbajtur një minutë heshtje në nderim të 52 qytetarëve shqiptarë që humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ish ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram përmes të cilës njofton se Brukseli mbajti një minutë heshtje në nder të viktimave në Shqipëri.
“Një minute heshtje në Bruksel për viktimat e tërmetit ne Shqipëri. Faleminderit dhe njëherë të gjithë vendeve mike të Shqipërisë për mbështetjen qysh në orët e para pas tragjedisë”, – shkruan Bregu.
Samiti “Friend of Europe” po diskuton për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, ku i pranishëm është edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.