Kumbaro apel prindërve: Mos lejoni që fëmijët të përdoren për qëllime të errëta të duarve të liga që kërkojnë destabilizim

#NËRADAR


Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ka drejtuar një mesazh prindërve, duke theksuar se mësimi në shkolla vijon normalisht dhe se arsimtarët janë në krye të detyrës.

Përmes këtij mesazhi, Kumbaro u bën thirrje prindërve të tregojnë kujdes për fëmijët e tyre dhe të mos lejojnë përfshirjen e tyre në situata që mund të rrezikojnë sigurinë dhe shëndetin e tyre.

“Arsimtarët janë në krye të detyrës, shkollat vijojnë mësimin. Të mos lejojmë që fëmijët tanë të përdoren për qëllime të errëta e të dhunshme, duke i vënë vetë fëmijët në rrezik”, thuhet në mesazhin e ministres së Arsimit.

Apeli vjen në një kohë kur janë bërë thirrje për bojkot të mësimit dhe pjesëmarrje të të rinjve në protesta.



Skip to toolbar