Kundër dhunës ndaj grave/ Balla apel publik: Raportoni rastet, mos hezitoni!

AKTUALITET


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka apeluar publikisht duke kërkuar nga vajzat dhe gratë, të reagojnë dhe denoncojnë rastet e dhunës.

Ai theksoi se komunitetit duhet ndërgjegjësuar për të reaguar ndaj formave të dhunës.


Sipas tij, Shqipëria aktualisht po përballet me raste dhune në sferën online, ndaj për këtë paralajmëroi masa konkrete për të mbrojtur këdo, i cili mund të bie pre e një rasti të tillë.

“Raportoni rastet e dhunës, mos hezitoni. Duhet të nxisim komunitetin dhe nëse përfshimë në këtë koalicion kombëtare , do të kemi shumë më shumë raste të denoncuara. Dua që kjo tryeze, ti shërbeje një iniciative, që e kemi ndërmarrë, pasi u gjetëm para një fakti që një viktimë e dhunës nuk ia doli dot dhe u vra, kemi menduar një ligj. Ne kemi një situatë, që pjesën, gjithë pjesën e dhunës që ndodh online e kemi të pambuluar me ligj dhe kam identifikuar disa forma të dhunës. E para është përndjekja kibernetike, nuk ekziston fare në legjislacionin tonë, ngacmimi kibernetik, gjuha e urrejtës, nxitja e dhunës, përmes urretjes, abuzimin me imazhin intim pa vullnetin e palës, shantazhim seksual etj., tha Balla.




Skip to toolbar