Kundërshtoi shembjen e banesës dhe terrorizoi lagjen duke qëlluar me armë dhe plagosi punonjësin e IMT-së 

AKTUALITET


Shembja e një banese në kryeqytet ka terrorizuar një lagje të tërë pasditen e sotme. Pasi punonjës të IMT-së zbarkuan sot në lagjen Todi Shkurti për të zbatuar urdhrin për shembjen e një banese pa leje, kanë hasur në kundërshtinë dhe në rebelimin, deri në përdorimin e armës, nga një kryefamiljar. Qani Muça pasi është zënë verbalisht me punonjësit e IMT-së dhe policinë, është konfiktuar dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësit Ilirjan Gavelli, duke e plagosur në bark.

Autori u vu në dijeni nga vajza e tij e vogël e cila ishte në banesë e vetme, iu afrua vendngjarjes, ndërkohë që me vete kishte dhe një armë zjarri, pistoletë. Mesohet se si fillim mes Muçës dhe punonjësve të IMT-së ka pasur përplasje verbale dhe fizike, dhe më pas ai ka hapur zjarr ndaj Gavellit, i cili ka firmosur edhe aktin për shembjen e banesës. Më pas mësohet se ai ka qëlluar disa herë në drejtim të mureve të banesës, ndërsa një prej plumbave ka përfunduar në një makinë. Ai

ka kërcënuar me armë edhe një rom që kishte te banesa që të merrte hekurat që kishin mbetur pas shkatërrimit. Në gjendje të rënduar, mësohet se ai ka qëlluar me armë drejt tij, ndërsa plumbi e ka prekur duke e gërvishtur lehtë në krah.

Ndërkohë ai është arrestuar fill pas ngjarjes së rëndë, e cila mund të kishte përmasa edhe më të mëdha. Punonjësi i IMT-së është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Aktualisht atij janë duke iu bërë ende ekzaminime, por deri tani është nën trajtim intensiv dhe fatmirësisht gjendjen shëndetësore e tij është stabël.



Skip to toolbar