Kundërshtojnë çmimin e naftës, fermerët grekë bllokojë parlamentin

BOTA


Fermerët grekë kanë zhvilluar mbrëmjen e kaluar protestën e radhës, duke bllokuar këtë herë sheshin përpara parlamentit në qendër të Athinës.

Për orë me radhë, fermerët qëndruan para kuvendit për të kërkuar uljen e çmimit të karburantit dhe kostos së prodhimit.


Fermerët deklarojnë se gjatë viteve të fundit janë prekur edhe nga ndryshimet klimatike, pasi të nxehtit ekstrem dhe zjarret janë duke e bërë punën e tyre edhe më të rrezikshme.

Ata i kanë bllokuar shkurtimisht rrugët dhe pikëkalimet për disa javë, derisa sindikatat kanë biseduar me qeverinë e Kyriakos Mitsotakis për ndihmë financiare.

Qeveria u ka ofruar atyre deri tani uljen e çmimit të energjisë dhe zgjatjen e afatit për uljen e çmimit të naftës në bujqësi deri në fund të vitit 2024.

Qeveria greke ka thënë se është e gatshme të bisedojë për një skemë të përhershme për zbritje tatimore, por nuk ka shanse për koncesione shtesë këtë vit.




Skip to toolbar