Kuponi i bën “gjëmën” hotelit në Golem, mbyllet në mes të sezonit

AKTUALITET


Aksioni kundër informalitetit, i cili vijon prej disa javësh në mbarë vendin, ka futur në “rrjetë” edhe një hotel në bregdet në kulmin e sezonit, për shkak të mos lëshimit të kuponit tatimor. Mbyllja e hotelit është njoftuar nga vetë Kryeministri Rama, i cili më herët njoftoi edhe mbylljen e një pike karburanti.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, kreu i qeverisë thekson se hoteli është mbyllur në 1 muaj në kulm të sezonit dhe kjo është një kosto e madhe. Më tej, ai paralajmëron prerë se kush do të mashtrojë konsumatorin dhe shtetin, do të përballet me ligjin.

 “Nuk jep kupon dhe mbyllesh 1 MUAJ në kulm të sezonit! A i’a vlen kjo kosto e shkeljes së ligjit?? Patjetër jo, por kush e merr përsipër të mashtrojë Konsumatorin dhe Shtetin, do të përballet me LIGJIN me #ZeroTolerancë”, shkruan Rama. Sipas të dhënave, hoteli i mbyllur ndodhet në zonën e Golemit dhe është hapur rreth 4 vite më parë.

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10156864441171523/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARCKHWhDRd59d4lBFOv79kKQcOGMcEJ6sNg3VM2JvsCTVoDL-1_62_Q0KX0kqy5myuThjt_mQCSYVehHNpbxmRsY-2M9-4UXBL0KNZKN-pyrqd9cj_IEjyuIvK6_Zepde7d516M3h2WI8r-S3WS6ckZ32-7hlfgoMPLRj2L5k-9MYqE013QilpwG3iqujUVPAcwwTzv0UfANt5X4-RD7uBznP11djFLpQebOM2tbewwPnkifVkR8OM1wuQRjZ11VJ9DGaBO79RUHRb8nYbWxd5z6861QbsXjFhJy62GLp5B0Tq1SS1CXjLaKiXSXhY0AwA45nssBxTKhX1OszP96&__tn__=-R


Skip to toolbar