Kuponi i bën “gjëmën” hotelit në Golem, mbyllet në mes të sezonit

AKTUALITET


Aksioni kundër informalitetit, i cili vijon prej disa javësh në mbarë vendin, ka futur në “rrjetë” edhe një hotel në bregdet në kulmin e sezonit, për shkak të mos lëshimit të kuponit tatimor. Mbyllja e hotelit është njoftuar nga vetë Kryeministri Rama, i cili më herët njoftoi edhe mbylljen e një pike karburanti.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, kreu i qeverisë thekson se hoteli është mbyllur në 1 muaj në kulm të sezonit dhe kjo është një kosto e madhe. Më tej, ai paralajmëron prerë se kush do të mashtrojë konsumatorin dhe shtetin, do të përballet me ligjin.


 “Nuk jep kupon dhe mbyllesh 1 MUAJ në kulm të sezonit! A i’a vlen kjo kosto e shkeljes së ligjit?🤭 Patjetër jo, por kush e merr përsipër të mashtrojë Konsumatorin dhe Shtetin, do të përballet me LIGJIN me #ZeroTolerancë”, shkruan Rama. Sipas të dhënave, hoteli i mbyllur ndodhet në zonën e Golemit dhe është hapur rreth 4 vite më parë.

Nuk jep kupon dhe mbyllesh 1 MUAJ në kulm të sezonit! A i’a vlen kjo kosto e shkeljes së ligjit?🤭 Patjetër jo, por kush…

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 27. Juli 2019



Skip to toolbar