Kurban Bajrami në Jeruzalem/ Palestinezët luten në Xhaminë Al Aksa

BOTA


Besimtarët myslimanë në të gjithë botën shënojnë këtë të mërkurë Festën e Sakrificës, Kurban Bajramin.

Mijëra myslimanë u mblodhën në kompleksin Al-Aksa në Jerusalem herët për të kryer lutjet që shënojnë një nga festat më të mëdha të kalendarit islamik.

Festa e Kurban Bajramit e këtij viti vjen në mes të një armëpushimi për palestinezët, por me shkelje të përsëritura nga Izraeli që kanë vrarë qindra njerëz dhe kanë shkatërruar shtëpi dhe tenda.

Ndërkohë mbi 1.5 milion myslimanë mbërritën të mërkurën në Mina të Arabisë Saudite, për të marrë pjesë në ritualin e goditjes me gurë si pjesë e pelegrinazhit vjetor të Haxhit.

Mina është vendi ku myslimanët besojnë se besimi i Profetit Ibrahim u vu në provë kur Zoti e urdhëroi të sakrifikonte djalin e tij të vetëm, Ismailin.

Edhe myslimanët në Pakistan festuan të mërkurën Kurban Bajramin, festën e sakrificës. Ata e filluan festën duke falur namaz në xhami dhe hapësira publike përpara se të sakrifikonin kafshë.

Myslimanët në Kashmirin e kontrolluar nga India festuan Kurban Bajramin, duke u mbledhur në xhami të ndryshme, faltore dhe kopshte për lutje.

Dita u shënua si nga lumturia ashtu edhe nga reflektimi, ndërsa besimtarët shprehën solidaritet me njerëzit që vuajnë në zonat e konfliktit.

Mes festimeve të Kurban Bajramit këtë vit, kishte shqetësime për luftën amerikano-izraelite kundër Iranit që ka shkaktuar rritje të çmimeve të karburantit dhe inflacionit  në shumë vende.



Skip to toolbar