Kurti për takimin me Escobar: U theksua se barrikadat duhet të largohen, menjëherë 

KOSOVA


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar derisa sipas njoftimit për media të Qeverisë u kërkua që barrikadat në veri të largohen sa më shpejtë të jetë e mundur.


“U diskutua për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit, veçanërisht në pjesën veriore të Republikë së Kosovës. U theksua se barrikadat në rrugë duhet të largohen menjëherë”, thuhet në njoftim të zyrës për media të Qeverisë.

Sipas njoftimit, po ashtu u bisedua edhe procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Procesin e dialogut dhe për rrugën përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”.

Ndërkaq Escobar, nuk ka pranuar të flas shumë për situatën në veri të Kosovës pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.

“Nuk kam ndonjë koment, jemi pjesë e një angazhimi rutinor tashmë këtu. Jemi partnerë të mirë dhe është bukur që të qëndrojmë në komunikim të vazhdueshëm”, tha Escobar për RTK-në.

“Do të kem më shumë të them pak më vonë, do të kemi edhe disa takime të tjera pastaj do të diskutojmë”, shtoi ai.



Skip to toolbar