Kurti: Rrisim bashkëpunimin tregtar me Shqipërinë, ulim importin nga Serbia

KOSOVA


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar uljen e importeve nga Serbia. Gjatë një debati në Kuvend me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, kreu i qeverisë tha se synimi është rritja dhe forcimi i bashkëpunimit tregtar me Shqipërinë.

“ Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2018-të, kur nuk ka pasur lëvizje të madhe në çmimet ndërkombëtare, Kosova ka importuar fiks 212.1 milionë euro, kjo është hiç më pak se 60 përqind më shumë se vlera i importeve se në 6 mujorin e parë të këtij viti.

Krahas kësaj ulje të importeve nga Serbia, që unë pajtohet se duhet të ulet më shumë dhe do të punojmë për uljen e mëtejmë përmes masave që do të marrim. Krahasuar me periudhën e qeverisjes suaj në 6 mujorit të parë të vitit 2018 ne kemi rritje prej 38 përqind nga Shqipëria dhe rritje prej 80 përqind të eksporteve drejtë Shqipërisë. Ky është synimi jonë afatgjatë, pra forcimi i bashkëpunimet tregtar me Shqipërinë”, tha ai.

Në konferencën e përbashkët të 27 shtatorit, Kurti deklaroi se duhet të rritet bashkëpunimi për drejtësi, barazi, zhvillim dhe mirëqenie për shqiptarët në të dy anët e kufirit. Ai tregoi se mbledhja e ardhshme e dy qeverive pritet të zhvillohet në gjysmën e dytë të muajit nëntor.



Skip to toolbar